Wed, Jul 29, 2026

“Përgjithmonë në krahët e tu”, grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali

“Përgjithmonë në krahët e tu”, grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali
  • PublishedJuly 29, 2026





“Përgjithmonë në krahët e tu”, grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali





Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e tij në Toronto të Kanadasë, ka ndarë një lajm nga jeta private.


Ai i ka propozuar për martesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një momenti romantik në Cefalu të Siçilisë, Itali. I rrethuar nga lule të bardha, qirinj dhe pamja e detit, Kevin u ul në gjunjë, ndërsa partneri i tij pranoi propozimin.


Në rrjetet sociale, ai e shoqëroi postimin me fjalët: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Të dua.”


Pamjet nga propozimi morën mijëra pëlqime dhe urime nga ndjekësit e çiftit.