Thu, Jul 30, 2026

EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!
  • PublishedJuly 30, 2026

EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

Nga InfoNews.al

Një çështje e re që prek privatësinë e qytetarëve shqiptarë po ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si përdoren dhe menaxhohen të dhënat personale në sistemin financiar.

Banka Jet Bank, e cila ka hyrë së fundmi në tregun shqiptar me premtimin për një eksperiencë më të shpejtë dhe më digjitale bankare, ka bërë të ditur se ka integruar procesin e marrjes elektronike të të dhënave nga Regjistrat Shtetërorë përmes platformës e-Albania, shkruan InfoNews.

Sipas bankës, ky zhvillim synon të thjeshtojë procesin e aplikimit për kredi, duke e bërë atë më të shpejtë, më efikas dhe duke reduktuar procedurat tradicionale me dokumente.

Por pas komoditetit digjital lind një pyetje thelbësore për çdo qytetar:

EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!
EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

Çfarë ndodh me të dhënat personale të shqiptarëve pasi ato kalojnë në sistemet e një banke dhe kush mund të ketë akses te këto të dhëna?

Jet Bank e pranon: të dhënat mund të ndahen me palë të treta

Në dokumentacionin e saj zyrtar të siguruar nga InfoNews, mbi përpunimin e të dhënave personale, Jet Bank shpjegon se informacioni i klientëve përdoret për identifikimin dhe verifikimin e tyre, hapjen dhe administrimin e llogarive, ofrimin e produkteve dhe shërbimeve bankare, kryerjen e transaksioneve, komunikimin me klientët dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore e rregullatore.

Por banka pranon gjithashtu se të dhënat personale mund të përdoren për qëllime të tjera duk i ndarë me palë të treta.

Pika që ngre më shumë diskutim lidhet me ndarjen e informacionit. Sipas deklarimit të bankës, të dhënat personale mund të ndahen në raste të caktuara me: ofrues shërbimesh; përpunues të autorizuar; partnerë kontraktorë; banka korrespondente; sisteme pagesash; ofrues teknologjie; konsulentë profesionalë; autoritete publike, rregullatore ose ligjzbatuese.

Banka thekson se kjo ndarje kryhet vetëm për qëllime të ligjshme, në masën e nevojshme dhe me masa sigurie e konfidencialiteti. Megjithatë, përballë faktit që Jet Bank po merr akses elektronik në të dhëna nga Regjistrat Shtetërorë përmes e-Albania, pyetjet e qytetarëve mbeten:

Cilat të dhëna konkrete do të merren nga regjistrat shtetërorë? Sa kohë do të ruhen këto të dhëna? Cilat kompani apo subjekte të tjera mund të përfshihen në përpunimin e tyre? A mund të transferohen këto të dhëna jashtë Shqipërisë?

Nga banka tradicionale te banka digjitale: komoditeti përballë privatësisë

Bankat moderne po kalojnë gjithnjë e më shumë drejt proceseve automatike, ku klienti nuk ka më nevojë të paraqitet fizikisht në degë dhe shumë procedura kryhen online. Por ndërsa teknologjia sjell shpejtësi dhe lehtësi, ajo sjell edhe një përgjegjësi të madhe: mbrojtjen e informacionit personal të qytetarëve.

Të dhënat financiare, identifikuese dhe administrative të një personi janë ndër informacionet më sensitive që ekzistojnë. Për këtë arsye, transparenca mbi mënyrën se si ato merren, ruhen dhe ndahen është një çështje me interes publik.

Jet Bank argumenton se marrja elektronike e të dhënave do të ndihmojë qytetarët duke e bërë procesin e kreditimit më të thjeshtë. Por qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë një përgjigje të qartë:

Sa kontroll kanë ata mbi informacionin e tyre personal pasi ai hyn në sistemet bankare?

InfoNews.al do të vijojë ta ndjekë këtë çështje dhe të kërkojë transparencë mbi përdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve në sistemin e ri të bankingut digjital.

©Copyright InfoNews

Ky artikull është ekskluziv i InfoNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

Jet Bank në QKB e deklaruar angleze, në Bankën e Shtetit holandeze

Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK