Ernest Muçi “shkëlqen” edhe në miqësore, fantazisti kuqezi shënon golin e fitores ndaj skuadrës së Serie A
Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në ndeshjen miqësore ndaj Udinezes, ku zhbllokoi sfidën që në minutën e katërt.
26-vjeçari realizoi një gol të bukur me të brendshmen nga krahu i majtë i zonës, duke surprizuar portierin kundërshtar dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës turke.Trabzonspor arriti të mposht në fund Udinesen 1-0, pikërisht falë golit të fantazistit tone kuqezi.
Forma e shkëlqyer e Muçit konfirmon rëndësinë e tij te Trabzonspori, ku pas një sezoni me 11 gola dhe 3 asistime në kampionat, shqiptari vijon të jetë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit.
