One Albania drejt kolapsit? Pronari kërkon kontrata në Shqipëri
One Albania drejt kolapsit? Pronari kërkon kontrata në Shqipëri
Pronari hungarez i grupit 4iG dhe kompanisë celulare One Telecommunication u takua për të dytën herë brenda pak muajsh privatisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në përpjekje për të mbyllur ujdi dhe kontrata në Shqipëri.
Rënia e Viktor Orban nga pushteti dhe sulmi që kryeministri i ri hungarez Peter Magyar ka nisur ndaj 4iG-së si simbol i korrupsionit të qeverisë së shkuar, duket se e ka detyruar oligarkun Gellert Jaszai të kërkoi kontrata dhe fonde publike në Shqipëri.
“Gellért Jászai, kryetari dhe CEO i 4iG Nyrt., zhvilloi bisedime me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë mbi operacionet aktuale të grupit në Shqipëri dhe mundësitë e ardhshme të investimit. Në takim u rishikua situata e One Albania, një filial i 4iG, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e telekomunikacionit,” shkruajnë mediat hungareze për takimin e fshehtë të ndodhur tre ditë më parë.
Këtë herë fokusi me sa duket kanë qenë kontratat në industrinë e mbrojtjes.
“Gellért Jászai theksoi gjatë takimit se 4iG Űr és Védelmi Technológiák Zrt. është e gatshme të marrë një rol strategjik në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes së vendit dhe në forcimin e mundësive të eksportit në rajon,” shkruan Privatbanker.
për këtë qëllim Jaszai është takuar edhe me ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi, ku sipas asaj që bëjnë të ditur mediat hungareze, ka negociata të avancuara.
“Kryetari dhe CEO i 4iG vazhdoi serinë e bisedimeve me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke identifikuar disa fusha konkrete bashkëpunimi, për të cilat do të vazhdojnë diskutimet në periudhën e ardhshme. Ministri përgjegjës për politikën e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes konfirmoi se Shqipëria synon një bashkëpunim të ngushtë me kompanitë e mbrojtjes të vendeve partnere, me qëllim forcimin e konkurrueshmërisë dhe aftësisë eksportuese të industrisë kombëtare të mbrojtjes,” raporton Privatebanker.
Aksionet e 4iG kanë humbur 60 për qind të vlerës së tyre, që nga fillimi i vitit duke zbritur aktualisht në 1700 forinta për aksion nga 4475 forinta që ishte çmimi në fillim të vitit.
![]()
4iG konsiderohet si kompania më e ekspozuar politikisht në Hungari, e cila u fry përmes kontratave të drejtëpërdrejta nga qeveria, përfshirë një kontratë sekrete 3.5 miliardë euro pak javë para zgjedhjeve, të cilën Magyar është zotuar se do ta rishikojë.
Një ditë më parë agjencia e lajmëve Reuters e përfshiu grupin 4iG në emrat e 4 kompanive që rrezikojnë të dalin nga tregu pas rrotacionit në Hungary.
Kompanitë e ekspozuara politikisht, të tilla si konglomerati i ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Appeninn, firma e telekomunikacionit 4iG (dhe MBH Bank (MBHB.BU), kanë përjetuar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve, teksa investitorët faktorizuan primet e humbura të kontrollit politik,” shkruan Reuters. Duke cituar burime nga qeveria, ish zyrtarë dhe analistë agjencia ndërkombëtare shkruan se disa nga këto kompani do të zhduken.
Pas kërcënimeve në Hungari, me sa duket Gellert Jaszai ka hedhur sytë nga Shqipëria për të shpëtuar kompaninë e tij përmes kontratave dhe favoreve qeveritare.
Si e shkatërroi ONE ALBANIA konkurrencën! Shqiptarët paguajnë faturën
Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat
SKANDALI ME ÇMIMET/ Kuvendi kërkon llogari për Vodafone dhe One Albania
ONE ALBANIA rrit çmimet! Përgjigja për qytetarët: Ne kemi të drejtë, ju JO!
Tiranë/ Një person sulmon me levë dyqanin e One Albania: O plehra…
Kompani zhvatëse dhe mashtruese, abonentët shpërthejnë kundër ONE ALBANIA
Telashe për One Albania? Kryeministri hungarez sulmon kompaninë mëmë
