Wed, Aug 5, 2026

Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan

Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan
  • PublishedAugust 5, 2026

Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan

Një grabitje me armë është regjistruar këtë të mërkurë në një argjendari në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, autori ose autorët kanë hyrë të armatosur në ambientet e biznesit dhe kanë marrë sende me vlerë, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Priten detaje të tjera në vijim.