Thu, Aug 6, 2026

DJ PM reagon pas zërave për ndarje nga Sarah Berisha: Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje

DJ PM reagon pas zërave për ndarje nga Sarah Berisha: Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje
  • PublishedAugust 6, 2026





DJ PM reagon pas zërave për ndarje nga Sarah Berisha: Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje





Aludimet për një krizë në lidhjen mes DJ PM dhe Sarah Berishës janë shtuar ditët e fundit, pasi dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram.


Në mes të këtyre spekulimeve, DJ PM ka bërë një reagim që fansat e kanë interpretuar si një mesazh indirekt për situatën e tij personale.


Artisti publikoi disa fotografi nga performancat e tij, të cilat i shoqëroi me frazën: “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje”.


Edhe pse DJ PM nuk përmendi Sarah Berishën dhe as nuk dha detaje për ndonjë situatë konkrete, postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e lidhën me zërat për një krizë të mundshme në marrëdhënien e çiftit.


DJ PM dhe Sarah Berisha kanë qenë edhe më herët në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për ndarje. Në raste të mëparshme, dyshja i kishte hedhur poshtë këto aludime duke u shfaqur së bashku ose përmes reagimeve publike.


Këtë herë, mungesa e ndjekjes së ndërsjellë në Instagram ka shtuar pikëpyetjet.


Ndërkohë, Sarah Berisha është parë e vetme gjatë Sunny Hill Festival, një tjetër detaj që ka nxitur komentet e fansave dhe dyshimet për një krisje të mundshme mes çiftit.


Megjithatë, deri tani as DJ PM dhe as Sarah Berisha nuk kanë konfirmuar publikisht nëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar.