League Cup/ Rikthimi i Messi-t pas Kupës së Botës 2026, “pleshti” magjeps tifozët me një dopietë
Lionel Messi është rikthyer protagonist me Inter Miamin. Ylli argjentinas shënoi dy gola në fitoren 4-2 ndaj Atlético San Luis në Leagues Cup, duke udhëhequr skuadrën amerikane drejt suksesit pas një përmbysjeje. Takimi u ndërpre për rreth 30 minuta në pjesën e dytë për shkak të stuhive me rrufe, por kjo nuk e ndali ritmin e Inter Miamit, që regjistroi ndeshjen e tetë radhazi pa humbje.
Me dopietën e realizuar, Messi arriti në kuotën e 14 golave në Leagues Cup, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni. Për vendasit shënuan edhe Telasco Segovia dhe Micael, ndërsa Noah Allen spikati me tre asistime.
Argjentinasi, i rikthyer titullar pas angazhimit me kombëtaren në Kupën e Botës, konfirmoi edhe një herë rolin vendimtar te Inter Miami, që synon të rikthehet në majën e turneut pas triumfit të vitit 2023.
