Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë
Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë.
Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle në zonën e Bërzhullit, aty ku u vra Edmond Sula, i njohur edhe si Ali Sula, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes.
Me vendim të gjykatës, efektivët kanë ushtruar kontrolle dhe kanë marrë në pyetje disa persona që dyshohet se kanë pasur konflikte pronësie me viktimën. Kjo është një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor.
Veprimet e fundit synojnë sigurimin e provave të reja dhe rindërtimin e rrethanave që mund të kenë çuar në vrasjen e Edmond Sulës. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar për persona të arrestuar, ndërsa personat e shoqëruar janë pyetur në kuadër të hetimeve.
Vrasja e Edmond Sulës mbetet një nga ngjarjet kriminale që ende nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të krimit.
