Zendaya dhe Tom Holland shpenzuan gjysmë milioni euro për festimin e dasmës së tyre
Zendaya dhe Tom Holland thuhet se organizuan këtë javë një festë sekrete për martesën e tyre në hotelin luksoz Beaverbrook në Surrey të Anglisë, për të cilën, sipas raportimeve të Daily Mail, shpenzuan rreth 500 mijë funte (rreth 583 euro).
Aktori kishte konfirmuar që në qershor se ai dhe Zendaya ishin martuar më herët gjatë këtij viti në një ceremoni intime. Pas angazhimeve të shumta profesionale dhe turneve promovuese për projektet e tyre më të reja, çifti vendosi të organizonte një festë të madhe për familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Sipas raportimeve, ceremonia u mbajt në hotelin luksoz Beaverbrook, një kompleks prej rreth 150 hektarësh në zonën Surrey Hills, jo shumë larg qytetit Kingston upon Thames, vendlindjes së Tom Holland.
Për të garantuar privatësinë maksimale, çifti kishte marrë me qira të gjithë kompleksin. Mysafirëve dhe stafit të hotelit u ishte ndaluar përdorimi i telefonave celularë, në mënyrë që asnjë fotografi apo video të mos rridhte në publik.
Hoteli me pesë yje ka një histori të pasur, pasi dikur ishte në pronësi të magnatit të medias Lord Beaverbrook, i cili kishte pritur aty personalitete të shumta të njohura, përfshirë edhe Winston Churchill. Kompleksi përmban 56 dhoma dhe suita luksoze, si dhe një restorant japonez të famshëm për tavolinat e tij unike në formën e balonave me ajër të nxehtë.
Muajin e kaluar, në një intervistë për Esquire UK, Tom Holland konfirmoi për herë të parë publikisht se ai dhe Zendaya tashmë janë të martuar.