Sat, Aug 8, 2026

I vihet tritol dyqanit të Noizyt në Durrës

I vihet tritol dyqanit të Noizyt në Durrës
  • PublishedAugust 8, 2026

I vihet tritol dyqanit të Noizyt në Durrës

Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së dyqanit të këngëtarit Noizy në Plazhin e Durrësit.

Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive u gjet e pashpërthyer pranë derës së biznesit, në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku(Noizy).

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po hetojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Durrës

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit R. R., është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.