Spektakël i Uzunit, “bomberi” kuqezi realizon “tripletë” golash (VIDEO)
Myrto Uzuni dhuroi një paraqitje spektakolare me ekipin e tij Austin, në turneun Leagues Cup që përfshin 18 ekipet më të mira nga MLS dhe Meksika. “Bomberi” kuqezi realizoi një “tripletë” golash përballë Puebla-s ku brenda 34 minutash vendosi këtë sfidë, e vlefshme për turin e dytë. Në minutën e 4-ët, Uzuni u tregua perfekt nga goditja e dënimit, një ekzekutim i saktë që solli avantazhin për Austin.
Tre minuta më pas, Uzuni u shërbye në zonë dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë. Sulmuesi kuqezi ishte i papërmbajtshëm dhe në minutën 34-ët realizoi një kryevepër të vërtetë. I shërbyer nga këndi, me një goditje të fortë fluturimthi, Uzuni tundi rrjetën për herë të tretë duke kompletuar ndeshjen e tij perfekte.
Forma e shkëlqyer e Myrto Uzunit është një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin e ekipit përfaqësues, Rolando Maran.
