Thu, Aug 13, 2026

U prezantua në krye të “tulipanëve”, Xavi me fjalë zemre: Nder i jashtëzakonshëm, jam bir i futbollit holandez

U prezantua në krye të “tulipanëve”, Xavi me fjalë zemre: Nder i jashtëzakonshëm, jam bir i futbollit holandez
  • PublishedAugust 13, 2026

Xavi Hernandez është zyrtarisht trajneri i ri i Holandës. Në mënyrë të papritur, me anë të një reagimi për mediat, përfaqësuesja holandeze prezantoi pasuesin e Roland Koeman, me këtë të fundit që u largua menjëherë pas përfundimit të Botërorit “FIFA2026”. Emri i Xavi-t nuk ishte lakuar asnjë herë më parë për të marrë drejtimin e një prej përfaqësuesve ikonë të futbollit evropian.

Xavi firmosi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030, një kontratë 4 vjeçare, deri në përfundim të Botërorit të ardhshëm. Tekniku spanjoll nuk e fshehu kënaqësinë që do të drejtoj një përfaqësuese si Holanda:

“E konsideroj një nder të jashtëzakonshëm të bëhem trajner i ekipit kombëtar holandez. Si dikush që u stërvit në akademinë e FC Barcelona, ​​me ndikime të forta nga Johan Cruyff dhe Rinus Michels, ndër të tjerë, ndiej një lidhje të veçantë me futbollin holandez. Mund të thuhet se jam disi bir i futbollit holandez. Holanda ka një kulturë të pasur futbolli dhe një vizion të qartë që më tërheq jashtëzakonisht shumë: futboll sulmues, i bazuar në posedim, me kreativitet, pasion dhe bindje. Sigurisht, qëllimi më i rëndësishëm është dhe gjithmonë do të jetë të fitojmë, por unë preferoj ta bëj këtë në një mënyrë që pasqyron ato karakteristika dhe që njerëzit mund ta shijojnë”, u shpreh ndër të tjera Xavi për faqen zyrtare të përfaqësueses holandeze.

Xavi do të debutojë në krye të Holandës më 24 shtator në sfidën kundër Gjermanisë ku përballë do të ketë një tjetër debutues si Jurgen Klopp.