Fri, Aug 14, 2026

I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari

I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari
  • PublishedAugust 14, 2026

I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari.

Një 48-vjeçar shqiptar, i kërkuar prej rreth 20 vitesh nga autoritetet shqiptare për një vrasje, është arrestuar në Athinë.

Arrestimi u krye mesditën e djeshme në zonën e Filotheit nga një task-forcë speciale e policisë greke, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas të dhënave, 48-vjeçari akuzohet për vrasjen me armë zjarri të një bashkëkombësi në Tiranë në vitin 2006.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike në Greqi, ndërsa pritet të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.