Barazim pa gola, Egnatia sheh drejt kualifikimit në Europa League
Egnatia barazon pa gola në ndeshjen e parë të Play Off të Europa League ndaj Lillestrom. Në Rrogozhinë, sfida nisi me ritëm të lartë, me norvegjezët që kaluan në epërsi me Gabrielsen, por goli u anulua për pozicion të parregullt.
Edhe në pjesën e dytë, ekipet provuan, por nuk ia dolën dot që të shënonin. Vëmendja e kampionëve të Shqipërisë është tek akti i kthimit, javën tjetër. Kujtojmë që Egnatia, edhe nëse eleminohet, ka siguruar grupet e Conference League.
