Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO)
Mirlind Daku gjen golin e tij të parë me ekipin e ri Spartak Moska. Për ironi të fatit, goli erdhi kundër ish ekipit të tij, Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 76-të kur rezultati ishte 1-1. Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk solli ndryshim në rezultat duke bërë që fati i këtij takimi të vendosej nga ruleta e penalltive.
Nga 11 metra distancë, Daku u tregua i saktë, ndërsa nuk festoi në shenjë respekti ndaj ish ekipit të tij. I saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për Rubin Kazan u tregua edhe sulmuesi tjetër kuqezi, Nazmi Gripshi.
Me rezultatin e përgjithshëm 5-3, Spartak Moska kaloi më tej në Kupën e Rusisë.
