Thu, Aug 20, 2026

Hapen aplikimet për përfaqësuesin e Zvicrës në Eurovision 2027

Hapen aplikimet për përfaqësuesin e Zvicrës në Eurovision 2027
  • PublishedAugust 20, 2026





Hapen aplikimet për përfaqësuesin e Zvicrës në Eurovision 2027





Zvicra ka hapur nga sot aplikimet për artistët që dëshirojnë të përfaqësojnë vendin në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2027, i cili do të mbahet në Bullgari. Afati për dorëzimin e këngëve është deri më 7 shtator.


Aplikimet mund të bëhen përmes një platforme online, ndërsa përzgjedhja e përfaqësuesit zviceran do të zhvillohet përmes një procedure të brendshme. Në proces do të përfshihen juritë kombëtare dhe ndërkombëtare të ekspertëve, si dhe një juri e përbërë nga fansa të Eurovisionit.


Në kërkimin e artistëve dhe këngëve do të angazhohet edhe Lasse Nymann, drejtori i ri muzikor i delegacionit zviceran në Eurovision.


Kreu i delegacionit zviceran, Yves Schifferle, ka theksuar se synimi është të gjendet një artist me identitet të veçantë, duke ndjekur shembullin e emrave që kanë përfaqësuar Zvicrën në vitet e fundit, si Veronica Fusaro, Zoë Më, Nemo dhe Gjon’s Tears.


Televizioni publik zviceran e konsideron Eurovisionin një mundësi të rëndësishme për promovimin e muzikës zvicerane në arenën ndërkombëtare. Motoja e përzgjedhjes për vitin 2027 është: “Ji vetvetja – maksimizuar për Eurovisionin.” /kultplus