Fri, Aug 21, 2026

Barça tremb Inter, në Spanjë zbulojnë prapaskenat, Deco ka bindur “demin” argjentinas

Barça tremb Inter, në Spanjë zbulojnë prapaskenat, Deco ka bindur “demin” argjentinas
  • PublishedAugust 21, 2026

Nëse në Itali e mohojnë, në Spanjë janë të sigurt: Lautaro Martinez ka një akord me Barcelonën. Javën e shkuar drejtori sportiv i Barçës, Deco, është takuar me agjentin e sulmuesit të Inter duke gjetur një akord total mes tyre. Ky ndryshim kursi vjen menjëherë pasi dëshira e tyre kryesore, Julian Alverz është zbehur thuajse përfundimisht.

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, pasi kanë marrë pëlqimin nga agjenti i Lautatos, drejtuesit e Barcelonës janë gati t’i ofrojnë Inter 100 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas.

Pavarësisht se oferta është e jashtëzakonshme, për Inter është pak e vështirë të lë të lirë kapitenin e tyre dhe të gjejnë një sulmues tjetër deri në fund të merkatos së verës.