Trabzonspor, Muçi mirëpret Salah-un: Mund të arrijmë diçka këtë edicion
Sulmuesi kuqezi i Trabzonspor, Ernest Muçi ka komentuar afrimin e Mohamed Salah në skuadër. Muçi shpreh kënaqësinë për një afrim të tillë dhe tregon besimin se së bashku mund të arrijnë objektiva të rëndësishëm gjatë sezonit.
“Jemi të kënaqur që Mohamed Salah na është bashkuar! Gjatë gjithë sezonit, ne do ta ndihmojmë atë dhe ai do të na ndihmojë ne. Duhet të mësohemi me njëri-tjetrin përmes seancave stërvitore. Besoj se duke punuar mirë gjatë gjithë sezonit, mund të arrijmë diçka”, ka thënë Ernest Muçi
