Partizani dhe Teuta nuk “ndezin”, “X” spektakolar Laçi-Elbasani (VIDEO)
Superiorja zbriti në fushë të shtunën me dy takime të vlefshme për javën e parë. Në Vorë, Partizani dhe Teuta barazuan 0-0, në një ndeshje mjaft interesante.
Në fund të pjesës së parë, Hjumën u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë kryeqytetasit me një lojtar më pak.
Për t’u përmendur edhe një penallti e humbur nga Kallaku.
Rastet nuk munguan as në fraksionin e dytë, por shifrat mbetën të pandryshueshme deri në fund.
Në javën tjetër, Partizani mat forcat me Laçin, ndërsa Teuta luan ndaj Tiranës.
Paqe edhe në Kurbin, me sfidën Laçi-Elbasani që përfundoi 1-1.
Skuadra nga Elbasani mori avantazhin me Rubin Hebaj, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Laçjanët reaguan dhe siguruan një pikë falë Cenës, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.
Kujtojmë që të shtunën u mbajt Vllaznia-Skënderbeu, me 90-minutëshin që u mbyll 2-2.
