Mon, Aug 24, 2026

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë
  • PublishedAugust 24, 2026

Më shumë se një javë pas dhunimit të shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, kanë ardhur zhvillime të reja lidhur me ngjarjen.

Gjykata rrëzon pretendimet e Orange, lihen në burg bodigardët e Elite Security

Burime për InfoNews bëjnë me dije se Spiro Iljazi, pronari i “Orange Club”, është lënë në masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”. Vendimi është marrë nga Gjykata e Sarandës.

Fillimisht, mësohet se Prokuroria, pas evidentimit të fakteve, ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, por gjykata ka vendosur ta zbusë masën në “Detyrim për t’u paraqitur”. Kjo do të thotë se, deri në përfundim të procesit gjyqësor, Spiro Iljazi, i njohur edhe si Eri apo Ermali Iljazi, si dhe si Spiro Iljadhi, pas kthimit nga Greqia do të duhet të paraqitet vazhdimisht për të firmosur pranë oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Po ashtu, edhe Ermal Fataj, një tjetër menaxher i “Orange Club” në Sarandë, është lënë në masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”.

Mësohet se këto masa sigurie janë dhënë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas burimeve, Spiro Iljazi dhe Ermal Vata dyshohet se kanë fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë, që përmbanin pamjet filmike të ngjarjes ku u dhunua Mateo Bakalli.

Më herët, më 19 gusht, Gjykata e Sarandës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 45 ditë, për administratorin e klubit të natës “Orange” në Sarandë dhe pesë personat e tjerë që morën pjesë në dhunimin e shefit të Krimeve, Mateo Bakalli.

Shkëlzen Licaj ka qenë gjyqtari i çështjes që ka vendosur për masat e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes ka qenë Hava Memko, e cila ka kërkuar që të ndaluarit të qëndrojnë në burg.

Në pranga për ngjarjen u vunë administratori i lokalit “Orange”, 35-vjeçari Marjo Katiraj; 38-vjeçari Elgent Ndoj; 35-vjeçari Faik Hoxha; 34-vjeçari Indrit Cullhaj; 31-vjeçari Ardit Kasemi, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal; si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi, i cili punonte si roje sigurie, u shpall në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë.

Shefi i Krimeve ishte duke kaluar me automjet kur ka vënë re personat duke u konfliktuar. Ai ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin, duke u identifikuar si punonjës policie, por mësohet se rojet e sigurisë kanë nisur ta godasin me grushte.

Më pas, në vendngjarje shkuan forcat “Shqiponja” dhe forca të tjera të Policisë, të cilat ndërhynë për të ndalur përplasjen dhe shoqëruan personat e përfshirë në ngjarje.

Lidhur me ngjarjen, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, pezulloi nga detyra dy punonjësit e Policisë: inspektor Armando Shehi, efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar Andon Binaku, efektiv i RENEA-s.

Sipas Policisë, kjo masë ndaj tyre u mor pasi këta dy persona, të dy të punësuar pa leje në lokal, nuk kanë njoftuar për konfliktin që po ndodhte dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Kujtojmë se Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera. Ai mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua nga spitali.

EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

Kush e do Sarandën pa ligj? E vërteta e sulmit ndaj shefit të krimeve, roli i Elite Security dhe Orange Club

Po mbysnin në dajak qytetarin, momenti kur policia neutralizon “gangot” Elite Security tek Orange Club në Sarandë

Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

Për pak ditë bëhej baba, 31-vjeçari humb jetën tek Orange Club në Sarandë, arrestohet administratori Ermal Fataj

 

Reklamë