Mon, Aug 24, 2026

Spektakël i Barçës, “shuplakë” Elches në start, Flick: Fillim fantastik (VIDEO)

Spektakël i Barçës, “shuplakë” Elches në start, Flick: Fillim fantastik (VIDEO)
  • PublishedAugust 24, 2026

5 gola për 3 pikë. Barça argëtohet në La Liga, i bën një nisje me fitore, duke vërtetuar se janë ata ekipi për t’u mundur edhe këtë sezon. Ndryshe nga Real Madrid, që vuajti shumë ndaj Espanyol, ekipi i Hansi Flick “çmontoi” Elche në transfertë me rezultatin e thellë 5-0. I vetmi lajm negativ ishte dëmtimi i Gavi-t dhe fakti që Lamine Yamal nuk mori pjesë në këtë “banket”, me talentin spanjoll që nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, pjesa tjetër ishte spektakël.

Kapiteni Raphinha ishte protagonisti kryesor, ku fillimisht konvertoi në gol një penallti në minutën e 14-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë dhuroi një assit për Adeyemi-n, me sulmin gjerman që gjeti golin e tij të parë në Spanjë.

Me Elche-n që ishte e pafuqishme për të reaguar, ritmi i lojës mbeti i njëjtë edhe në fraksionin e dytë ku Raphinha i shërbyer nga Gordon dërgoi shifrat në 0-3 në minutën e 67-të. Gordon ishte protagonist edhe pak minuta më vonë, këtë herë duke ftuar Fermin të shtynte topin në rrjetë. Sulmuesi spanjoll kompletoi “dopjetën” e tij personale në minutën e 79-të duke sigluar shifrat në 5-0.

Ky rezultat i pastër kënaq pa diskutim trajnerin Flick: “Jemi të lumtur për këtë fitore 5-0, ky është një fillim fantastik. Fakti që triumfuan me këtë rezultat dhe që mbajtëm portën të paprekur na jep besim për të ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri i Barcelonës pas fitores 5-0 përballë Elches.