Vodafone “njeh” Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes…
TIRANË – Disa denoncime kanë mbërritur në redaksinë e InfoNews.al nga qytetarë që raportojnë probleme me sinjalin dhe valët e telefonisë celulare Vodafone në disa prej zonave turistike të jugut të vendit.
Sipas denoncimeve, problematikat janë konstatuar kryesisht në Dhërmi, Borsh dhe zona të tjera përreth plazheve në jug të Shqipërisë, ku qytetarët pretendojnë se kanë hasur vështirësi në përdorimin e shërbimeve celulare dhe internetit.

Por situata është bërë edhe më e pazakontë për disa prej pushuesve në Borsh. Sipas qytetarëve që i janë drejtuar redaksisë, në telefonat e tyre kanë mbërritur mesazhe nga Vodafone që i kanë njoftuar: “Mirë se vini në Greqi”, duke krijuar konfuzion.

Borshi ndodhet në territorin e Shqipërisë, në bregdetin e jugut, ndaj mesazhi ka shkaktuar reagime dhe ironi te qytetarët që ndodheshin në zonë.
DOSJA E ZEZË e Vodafone Albania! Nga fiksimi i çmimeve tek konfiskimi i parave të klientëve
InfoNews.al ka mbledhur denoncimet. Nëse konfirmohet nga operatori, mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për probleme teknike me mbulimin dhe antenat, apo për një konfigurim të gabuar të rrjetit në zonat kufitare.
1 muaj kaloi, asnjë reagim! A do ulen çmimet tek Vodafone dhe ONE?
Denar Biba krenohet, por a do i dëgjohet fjala nga One dhe Vodafone?
Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat

