Nis puna për Big Brother VIP Kosova 5 – përgatitet shtëpia për sezonin e ri
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po vjen.Puna për sezonin e ri të reality shout ka nisur në prapaskenë, ndërsa ambientet e shtëpisë po pësojnë ndryshime për t’u përshtatur me edicionin e radhës.
Producentja Olsa Muhameti ka dhënë sinjalin e parë për përgatitjet përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi nga brenda shtëpisë së BBVK-së, ku duket se procesi i transformimit të ambienteve tashmë ka filluar.

