Ende pa skuadër, Sylvinho pret oferta, dy ekipe braziliane kërkojnë ish teknikun kuqezi
Ish tekniku i përfaqësueses shqiptare, Silvinjo vijon të mbetet ende pa skuadër, tre muaj pas largimit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian ende nuk ka nisur një eksperiencë të re, por emri i tij po qarkullon sërish në futbollin e vendit të tij.
Pas interesimit të raportuar nga Fluminense, ku nuk pati negociata të avancuara, Silvinjo është shfaqur edhe në radarët e Botafogos.
Klubi brazilian shkarkoi trajnerin Franklim Karvalho më 18 gusht dhe aktualisht skuadra drejtohet përkohësisht nga Rodrigo Belao, trajneri i ekipit U-19.
Për Silvinjon, një rikthim në Brazil do të ishte një mundësi për të nisur një kapitull të ri, pasi eksperienca e fundit në vendlindje ishte në vitin 2022, në stolin e Corinthians.
Edhe përpara se braziliani të zyrtarizonte divorcin me kombëtaren tone, sirenat nga skuadrat braziliane kishin trokitur për të. Pritet të shikohet nëse e ardhmja e Sylvinhos do të jetë pikërisht atdheu i tij Brazili.
