Wed, Aug 26, 2026

Mungon zyrtarizimi, detajet e transferimit të Asllanit te Al Jazira

Mungon zyrtarizimi, detajet e transferimit të Asllanit te Al Jazira
  • PublishedAugust 26, 2026

Kristjan Asllani do të vazhdojë karrierën larg Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjetur gjuhën e përbashkët me Al Jazira, duke i hapur rrugë transferimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Palët kanë arritur marrëveshje verbale për kontratën personale, ndërsa edhe klubet janë pranë finalizimit të operacionit.

Interi do të arkëtojë 2 milionë euro për huazimin, ndërsa Al Jazira do të ketë mundësinë ta blejë përfundimisht kartonin e shqiptarit për një shumë që kalon 5 milionë euro.

Megjithatë, blerja mund të bëhet e detyrueshme nëse Asllani arrin një numër të caktuar paraqitjesh me fanellën e klubit nga Abu Dhabi.