Wed, Aug 26, 2026

Të fiksuar pas Julian Alvarez, Barcelona merr vendimin drastik

Të fiksuar pas Julian Alvarez, Barcelona merr vendimin drastik
  • PublishedAugust 26, 2026

Julian Alvarez ishte dhe mbetet objektivi kryesor i Barcelonës në këtë merkato vere, por negociatat me Atletico Madrid sa vijnë e ndërlikohen, ose më saktë, nuk kanë qenë kurrë të lehta. Ekipi i Colo Simeones ka mbajtur një pozicion fiks në lidhje me Alverez, nuk është në shitje, këtë janë kanë komunikuar jo vetëm Barcelonës, por edhe Real Madrid, me Perez që u paraqit i pari me një ofertë zyrtare prej 150 milionë euro.

Deri në këtë pikë, kjo është një situatë e njohur për tifozët dhe opinionin publik, por Marca ka zbuluar një tjetër prapaskenë: Hansi Flick dhe Deco kanë vendosur se nëse nuk arrijnë të transferojnë Alvarez në Barcelonë atëherë nuk do të afrojnë asnjë sulmues tjetër në këtë merkato vere.

Deco dhe Laporta do të tentojnë deri në ditën e fundit të merkato të bindin Atletico Madrid për të lënë të lirë Alvarez, nëse nuk ia arrijnë kësaj, atëherë Hansi Flick do të punojë me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Sigurisht, nëse paraqitet ndonjë super okazion atëherë do të investojnë, por edhe ky opsion duket thuajse i pamundur pasi tregu nuk ofron ndonjë okazion që mund t’i përshtatet Barcelonës. Prova e para për këtë sezon, sfida ndaj Elches, vërtetoi se Barçka mund t’ia dalë edhe pa një qendërsulmues të mirëfilltë.