Zhduken milionat, Vllaznia mbetet “thatë”: Konfirmohen detajet për Kevin Dodajn
Kevin Dodaj nuk është shitur nga CSKA Sofia te Lekia Gdansk siç u raportua fillimisht në Shkodër. Bëhet fjalë vetëm për një huazim në Poloni.
Vllaznia do të përfitonte rreth 100 mijë euro, nëse shuma e transferimit do të ishte 650 mijë euro. Fakt është Lekia Gdansk ka probleme, për këtë ra edhe në kategorinë e dytë. Ndaj edhe nuk do të ishte e gatshme për këtë investim.
Vetë Dodaj nuk pati vend te CSKA Sofia në Bullgari. Kështu edhe marrëveshja u mbyll pa probleme.
20-vjeçari është një nga talentet që ka zbuluar Abissnet Superiore në edicionet e fundit. Kujtojmë se kontrata te CSKA i zgjat deri në vitin 2028.
