“Moj baluke e prerë…” Gimbo dhe Adelina sjellin versionin e ri me “Jarnana”
Adelina Ismajli, vjen kësaj radhe me një përpunim modern të njërës prej perlave më të njohura popullore.
Teksa interpreton vargjet e njohura “Moj baluke e prerë, jarnane, jarnane…”, ajo dhe DJ Gimbo kanë publikuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Jarnana”, i cili tashmë është lansuar me videoklip të kompletuar në YouTube.
Paralajmërimet për këtë projekt të veçantë kishin nisur javë më parë, kur Prive by Liberta Spahiu raportoi për herë të parë mbi punën e tyre të përbashkët.
Vetëm pak ditë më parë, ishin vetë ata që e konfirmuan lajmin në rrjetet sociale, duke zbuluar detajet e para për ndjekësit e tyre.
Kjo prurje e re mban vulën e DJ Gimbo si producent ekzekutiv
