Thu, Aug 27, 2026

Shuhet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo mposhtet nga Pafos (VIDEO)

Shuhet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo mposhtet nga Pafos (VIDEO)
  • PublishedAugust 27, 2026

Dinamo është eleminuar në Play Off të Conference League, pas disfatës 4-2 ndaj Pafos.

Dinamovitët realizuan të parët me Fadairo, duke ndezur festën mysafire në Qipro.

Vendasit reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Seman, në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë, qipriotët kompletuan përmbysjen me Iannou.

Asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi Ruben Silva-Richards nuk e kishte thënë akoma fjalën e tij.

Në shtesë, Quina dhe Silva “tundën rrjetën” për Pafos, duke i dhuruar kualifikimin.