Sun, Aug 30, 2026

Broja nuk u ftua nga Burnley, trajneri tregon arsyet

Broja nuk u ftua nga Burnley, trajneri tregon arsyet
  • PublishedAugust 30, 2026

Armando Broja nuk u grumbullua në ndeshjen e Burnley ndaj Norwich, duke shqetësuar jo pak tifozët, të  cilët aluduan për një dëmtim të mundshëm.

Trajneri i Burnley, Hayen, foli për këte temë, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat angleze.

“Broja? Ishte vendimi im, luajti dy ndeshje radhazi. Ka një profil disi të ngjashëm me atë të Zianit [Flemming] dhe ne donim më shumë thellësi në skuadër përmes vrapimeve të Andreasit [Hountondji], por fatkeqësisht, kur je në disavantazh 3-0, situata bëhet e vështirë”, tha trajneri i Burnley.