Sun, Aug 30, 2026

Tensionet në ndeshjen me Vllazninë, reagon AF Elbasani: Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar

Tensionet në ndeshjen me Vllazninë, reagon AF Elbasani: Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar
  • PublishedAugust 30, 2026

AF Elbasani ka reaguar zyrtarisht pas pretendimeve të publikuara në media në lidhje me incidentet pas ndeshjes ndaj Vllaznisë, duke mohuar kategorikisht çdo akuzë për shkelje të procedurave të sigurisë apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar.

Në komunikatën e klubit thuhet se asnjë pjesëtar i stafit apo person nën përgjegjësinë e AF Elbasanit nuk ka ushtruar dhunë ndaj lojtarëve apo përfaqësuesve të Vllaznisë. Klubi thekson se ndeshja, e zhvilluar pa praninë e tifozëve, është organizuar në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë dhe Policinë e Shtetit, duke respektuar, sipas tij, të gjitha masat dhe procedurat e përcaktuara.

AF Elbasani nënvizon gjithashtu se incidenti i dhunshëm i regjistruar pas përfundimit të takimit është dënuar publikisht edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në fund, klubi u ka bërë thirrje të gjitha palëve që kanë ngritur akuza të publikojnë fakte, prova apo pamje filmike konkrete. AF Elbasani deklaron se nëse provohet ndonjë shkelje nga persona nën përgjegjësinë e klubit, do të merren menjëherë masat përkatëse.