Mon, Aug 31, 2026

VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah

VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah
  • PublishedAugust 31, 2026

Ernest Muçi ka dhuruar asist për Trabzonspor, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Amedspor. Në minutën e 11-të, sulmuesi kuqezi shërbeu mjaft mirë për Salah, i cili finalizoi me plot klas. Natyrisht, gjatë festës, nuk mund të mungonte edhe një falenderim nga Salah.

Në këtë sezon, pritshmëritë janë të larta për 25 vjeçarin e kombëtares tonë. Kujtojmë që Muçi u ble përfundimisht nga Trabzon, pas paraqitjeve pozitive si i huazuar nga Besiktas.