Kategoria e Parë 2026–2027 nis të shtunën, risia e edicionit të ri premton më shumë emocione & garë
Edicioni i ri i Kategorisë së Parë 2026–2027 nis të shtunën e 5 shtatorit. Një edicion ndryshe ky i këtij viti, që synon të rrisë garën dhe të krijojë më shumë mundësi për skuadrat pjesëmarrëse për të siguruar ngjitjen në Abissnet Superiore.
Kampionati do të zhvillohet në 3 faza, me një total prej 33 javësh, duke garantuar një sezon intensiv për të gjitha ekipet.
Risia e këtij edicioni lidhet me garën për ngjitjen në elitë. Dy skuadrat e renditura në dy vendet e para do të sigurojnë direkt ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, ekipi i tretë që do të ngjitet në elitë do të përcaktohet përmes ndeshjeve play-off mes skuadrave të renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 në klasifikimin përfundimtar pas 33 javësh. Fituesi i finales së play-off-it do të ngjitet në “Abissnet Superiore”.
Për të përcaktuar skuadrën e katërt që do të promovohet, finalisti i dalë nga play-off-i i luajtur me ekipeve të renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 do të përballet në një ndeshje vendimtare me skuadrën e renditur në vendin e tretë nga fundi të Abissnet Superiore në fazën play-out.
Një edicion që sjell më shumë mundësi, më shumë rivalitet dhe më shumë emocione për skuadrat e Kategorisë së Parë, duke e bërë garën për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar edhe më të fortë.
