Ndryshimi i fundit tek Elbasani, sulmuesi largohet nga verdheblutë
Jacob Taiwo Jisu është huazuar nga Elbasani te Sopoti siç mëson “Panorama Sport”.
Verdheblutë fillimisht e kishin regjistruar në ekipin e parë, duke e pasur në plane për këtë sezon. Më pas erdhi vendimi për ta dërguar te Sopoti ku mund të ketë hapësira në Kategorinë e Parë.
Sulmuesi 19-vjeçar nga Nigeria do të ndiqet në vazhdim te Sopoti. Kujtojmë se me ekipin U-19 të verdhebluve në edicionin e kaluar shënoi 11 gola në 22 ndeshje.
