“E kemi bërë vetë”, Jozi flet për herë të parë për përballjen me Edin
Jozefin Marku – Jozi ka thyer heshtjen pas publikimit të videove të përballjes me Edi Kuçin, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në një komunikim për Top Channel, Jozi ka hedhur poshtë pretendimet për dhunë reale, duke u shprehur se e gjithë ngjarja ka qenë një shfaqje e inskenuar.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, ka deklaruar këngëtari përmes mesazheve drejtuar redaksisë së Top Channel Web, duke e cilësuar përballjen e tyre si një skenë aktrimi pa pasoja fizike.
Nga ana tjetër, lidhur me lajmet e ditës së sotme për lëshimin e një urdhër-arresti ndaj tij nga Prokuroria e Pejës, Jozi i ka cilësuar këto informacione si të pavërteta. “Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka shtuar ai, duke mohuar çdo lloj përfshirjeje në ndonjë çështje ligjore aktuale në qytetin e Pejës.
