Fri, Sep 4, 2026

US Open/ Zverev nuk gabon, nr.2 i botës vuan, por ia del ndaj Quentin Halys

US Open/ Zverev nuk gabon, nr.2 i botës vuan, por ia del ndaj Quentin Halys
  • PublishedSeptember 4, 2026

US Open vijon me sfidat e raundit të dytë, ku nuk kanë munguar përballjet e forta dhe surprizat.

Në turneun e meshkujve, Alexander Zverev, numri 2 në botë, siguroi kualifikimin pas një beteje të gjatë ndaj francezit Quentin Halys. Gjermani triumfoi 3-2 me rezultatet 6-4, 4-6, 7-6, 6-7, 6-3, duke siguruar një vend në raundin e tretë.

Më tej avancon edhe amerikani Taylor Fritz, ndërsa në raundin tjetër do të jetë edhe italiani Flavio Cobolli. Në krahun tjetër, turneu përfundoi për Lorenzo Musetti dhe francezin Gael Monfils, të cilët u eliminuan.

Te femrat, Coco Gauff bëri detyrën përballë Paola Badosa, duke fituar 2-0, 6-4, 7-6. Në raundin e tretë avancon gjithashtu kazakja Elena Rybakina dhe rusja Mirra Andreeva, duke konfirmuar pretendimet e tyre për një ecuri të gjatë në turne.