Mon, Sep 7, 2026

Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike

Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike
  • PublishedSeptember 6, 2026





Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike





Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes së tij tragjike.


Krasniqi, 29-vjeçari i njohur si ish-banor i Big Brother VIP Kosova dhe krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale, humbi jetën më 2 shtator në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.Sipas Policisë së Kosovës, në aksident u përfshinë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.Ai pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht dërgimit në Emergjencën e QKUK-së, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.


Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.