Dafina Zeqiri i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i është bashkuar mbështetjes për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi publik, Zeqiri ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit dhe të jenë pjesë e thirrjes së përbashkët për liri dhe drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Mbështetja e Dafinës i shtohet zërit të shumë artistëve, figurave publike, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, organizatave dhe qytetarëve që gjatë ditëve të fundit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në marsh.
Marshi për Liri organizohet nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, në prag të 16 shtatorit dhe në mbështetje të çlirimtarëve që ndodhen në Hagë.
Më 12 shtator, nga ora 14:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kosova po pret. Marshojmë për liri.

