Sun, Sep 13, 2026

Gigi Hadid shfaqet me nënën dhe vajzën e Bradley Cooper në Paris, shtohen thashethemet për martesë të fshehtë

Gigi Hadid shfaqet me nënën dhe vajzën e Bradley Cooper në Paris, shtohen thashethemet për martesë të fshehtë
  • PublishedSeptember 13, 2026





Gigi Hadid shfaqet me nënën dhe vajzën e Bradley Cooper në Paris, shtohen thashethemet për martesë të fshehtë





Gigi Hadid u pa në Paris me nënën e Bradley Cooper, Gloria, dhe vajzën e tij, Lea, duke shtuar më shumë zëra rreth marrëdhënies së saj me aktorin.


Dalja e modeles 31-vjeçare vjen pak ditë pasi ajo dhe Cooper u fotografuan në Paris me unaza ari në gishtat e martesës, duke nxitur spekulimet se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi.


Hadid u shfaq e veshur në mënyrë të thjeshtë, me një këmishë të bardhë pa mëngë, pantallona të verdha të gjera, sandale kafe dhe një çantë të madhe, shkruan DailyMail.


Ajo kaloi kohë me Gloria-n dhe Lea-n, vajzën nëntëvjeçare që Cooper ka nga lidhja e mëparshme me Irina Shayk.


Thashethemet për një martesë të fshehtë u shtuan pasi çifti u shfaq me unaza të ngjashme.


Sipas raportimeve, ato janë modele nga marka franceze e bizhuterive Boucheron, ndërsa një burim pretendoi se mund të jenë unaza premtimi dhe se dyshja i ka mbajtur prej disa muajsh.


Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë në një lidhje që prej vitit 2023 dhe, megjithëse nuk kanë konfirmuar martesë, daljet e fundit të modeles me familjen e aktorit kanë bërë që fansat të dyshojnë se marrëdhënia e tyre është bërë edhe më serioze.