Mon, Sep 14, 2026

Pas alkoolit u dyshua edhe për drogë, dalin përgjigjet e testit të fundit nga Maldini

Pas alkoolit u dyshua edhe për drogë, dalin përgjigjet e testit të fundit nga Maldini
  • PublishedSeptember 14, 2026

Daniel Maldini i dha fitoren Kaljarit në transfertën e Fiorentinës. Më pas fundjava u kthye në ferr për djalin e legjendës Paolo Maldini.

23 vjeçari u përfshi në një aksident të rëndë me makinë pas ndeshjes. U përfshinë gjashtë persona në aksident, pasi nuk u dha përparësi. Për fat asnjë prej tyre nuk pati lëndime serioze.

Situata u bë edhe më serioze më pas për Maldinin. Ky i fundit rezultoi se ishte nën konsumin e alkoolit në drejtimin e makinës. Bëhet fjalë për 0,9 mg/l dhe për këtë iu hoq patenta.

Sot ndërkohë është njoftuar nga Kaljari, që Maldini nuk ishte nën ndikimin e drogës. “Kaljari njofton se lojtari Daniel Maldini, pas lajmeve që dolën në shtyp në orët e fundit, i është nënshtruar testeve toksikologjike.

Të gjitha testet e kryera kanë rezultuar negative. Lojtari do të jetë rregullisht i pranishëm me grupin këtë pasdite kur të rifillojë stërvitja në përgatitje për ndeshjet e ardhshme të ekipit”.