Mon, Sep 14, 2026

VIDEO/ Asani “rrëmben skenën” në Champions, realizon kryevepër me Esteghal

VIDEO/ Asani “rrëmben skenën” në Champions, realizon kryevepër me Esteghal
  • PublishedSeptember 14, 2026

Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani ka realizuar një gol vërtetë të bukur, në ndeshjen që Esteghal luajti ndaj Al Sadd në Champions League të Azisë. Në minutën e nëntë, Asani kontrolloi mirë topin dhe me një të majtë fantastike, ia doli që të mposhtë portierin kundërshtar.

Festa ishte e gjitha e ligjshme për iranianët, që morën epërsinë, në fillimin e takimit. Asani e ka nisur mirë këtë edicion, duke luajtur rregullisht dhe duke kontribuar për skuadrën e Esteghal.