Tue, Sep 15, 2026

Gol dhe assist në Champions, Asani i dërgon “sms” trajnerit Maran

Gol dhe assist në Champions, Asani i dërgon “sms” trajnerit Maran
  • PublishedSeptember 15, 2026

Jasir Asani rikthehet në Champions League Aziatike, aty kur dikur me ekipin e Gwangju dhuronte spektakël. Sulmuesi kuqezi lë menjëherë gjurmë, që në sfidën e parë të këtij turneu, këtë herë me fanellën e Esteghlal. Përballë Al-Sadd, Asanit i mjaftuan 9-të minuta lojë për të gjetur golin e avantazhit.

“Sallaksi” kuqezi tregoi një nuhatje të vërtetë prej “bomberi” duke vjedhur një top shumë pranë vijës fatale dhe me një të majtë të fortë brenda në zonë tundi rrjetën. Asani ishte protagonist edhe me fillimin e pjesës së dytë duke dhuruar një assist të pastër çka solli dhe golin e dytë për Esteghlal. Ekipi nga Irani i bëri një nisje perfekte këtij edicioni në Champions League Aziatike duke dalë me 3 pikë pas suksesit të pastër 3-0.

Jasir Asani u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8,3. Me 1 gol dhe 1 assist në Champions, Asani i dërgon një “sms” në distancë trajnerin Rolando Maran.