Mon, Sep 21, 2026

E pazakontë në Tajlandë/ Ish-sulmuesi i Anglisë përplaset nga mjeti i mirëmbajtjes së fushës (VIDEO)

E pazakontë në Tajlandë/ Ish-sulmuesi i Anglisë përplaset nga mjeti i mirëmbajtjes së fushës (VIDEO)
  • PublishedSeptember 20, 2026

Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Andros Townsend, ka përjetuar një incident të pazakontë gjatë një ndeshjeje të kampionatit tajlandez, pasi u përplas nga një mjet i vogël për mirëmbajtjen e fushës gjatë nxehjes në pushimin e pjesës së parë.

35-vjeçari, i cili aktivizohet aktualisht me PT Prachuap në Ligën 1 të Tajlandës, po përgatitej për pjesën e dytë kur një prej punonjësve të stafit të ekipit kundërshtar, Patani, humbi kontrollin e mjetit dhe e përplasi atë.

Townsend u rrëzua në tokë dhe për pak çaste këmba e tij e majtë mbeti e bllokuar poshtë mjetit. Megjithatë, ish-lojtari i Tottenham dhe Crystal Palace pësoi vetëm dëmtime të lehta dhe, në mënyrë të habitshme, arriti të rikthehej në stol më vonë gjatë ndeshjes, e cila përfundoi me fitoren 3-0 të ekipit të tij.

Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe Townsend u bë viral gjatë mbrëmjes së së shtunës.

Ish-sulmuesi anglez, i cili ka zhvilluar 13 ndeshje me kombëtaren e Anglisë, reagoi më pas me humor në Instagram. Duke iu referuar një postimi të mëparshëm ku kishte krahasuar motin me diell në Tajlandë me kushtet e ftohta dhe me erë në stadiumin e Stoke, Townsend shkroi: “Doli që Stoke nuk ishte aq i keq në fund të fundit. Shiko për të parë pse.”