Nations League, kombëtarja kuqezi vijon stërvitjen
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë vijojnë punën nën drejtimin e stafit teknik, me trajnerin Maran që është fokusuar te përgatitja fizike dhe taktike.
Atmosfera në kampin tonë duket pozitive, ndërsa skuadra po punon për të qenë në formën më optimale të mundshme për këto takime. Stërvitjet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa trajneri dhe stafi i tij po përcaktojnë detajet e fundit të planit për përballjet e radhës. Shqipëria luan të shtunën ndeshjen e parë, atë ndaj Bjellorusisë, e programuar të mbahet me fillim nga ora 20.45.
