Zyrtare, Alaba firmos me ekipin e Serie A
David Alaba ka zyrtarizuar destinacionin e ri të karrierës. Pas largimit nga Real Madrid, mbrojtësi austriak do të vijojë aventurën në futbollin italian, pasi ka firmosur me Udinesen.
Pas një karriere të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit europian, Alaba ka vendosur të nisë një kapitull të ri në Serie A. Transferimi te Udinese vjen pas përfundimit të kontratës së tij me Real Madridin më 30 qershor 2026, duke e lënë futbollistin si lojtar të lirë. Alaba ka firmosur kontratë me Udinesen deri më 30 qershor 2027.
