“Humbja ndaj Interit dhemb akoma”, Raphinha: Tani kërkojmë suksesin e madh në Champions
Raphinha ka folur hapur për zhgënjimin e madh të përjetuar nga Barcelona në Champions League, duke u ndalur te eliminimi ndaj Interit në gjysmëfinale. Braziliani e pranon se ajo mbrëmje vazhdon të jetë një plagë për të, por thekson se përvoja e asaj periudhe e ka ndihmuar skuadrën të rritet. Ai shprehet se tashmë synon triumfin e madh në Champions.
‘Po. Gjysmëfinalen me Interin përpara 2 vitesh ende nuk e kapërdij dot. Ishim aty, një hap larg, çfarë dhimbjeje. Ishte e vështirë, por nëse shohim pas, nuk ka asnjë dyshim që kishim një skuadër shumë të re, sot mentalisht jemi më të pjekur dhe më të përgatitur për të përballuar momentet e vështira që të jep Champions League. Jemi gati të luftojmë për çdo objektiv’- tha sulmuesi.
