LIVE/ “Në fushë me qasjen e duhur”, Maran: Respekt për San Marinon, të tregojmë ato që kemi përgatitur
Tekniku i kombëtares, Maran bëri vlerësimin e tij në konferencë për shtyp para takimit ndaj San Marinos në Nations League.
“Duhet të përballemi me qasjen e duhur, në ndeshje të tilla. Këto ndeshje ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim me qetësi këtë ndeshje. Duhet shumë respekt për San Marinon. Kjo na jep mundësi për të marrë masat e duhura për situatat që mund të ndodhin gjashtë ndeshjes.
E rëndësishme është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të tregojmë ato që kemi përgatitur. Duhen lexuar situata. Duhen bërë zgjedhjet më të mira, në varësi si do të luajë kundërshtari.”
