Tue, Sep 29, 2026

Italia “ngjallet” në Turqi, “poker” golash Montella-s, edhe mediat dhurojnë spektakël

Italia “ngjallet” në Turqi, “poker” golash Montella-s, edhe mediat dhurojnë spektakël
  • PublishedSeptember 29, 2026

Në kulmin e debatit, kontestimeve dhe pikëpyetje në lidhje me rikthimin e Roberto Mancini-t në krye të ekipit përfaqësues, në mënyrë të papritur, Italia “zgjohet” dhe reagon fuqishëm, triumfon me “poker” golash përballë Turqisë, për më tepër në transfertë. Mancini vendosi të bënte një ndryshim rrënjësor duke hedhur në fushë nga minuta e parë tre debutues si Ruggeri, Sebastiano Esposito dhe Kayode.

Në Bursa, Italisë i mjaftuan vetëm 9-të minuta lojë për të kaluar në avantazh, me Bastonin që tundi rrjetën me një goditje të saktë brenda në zonë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi. Përballë një Turqie të fikur totalisht, Italia ishte e papërmbajtshme në fraksionin e parë, ku minutën e 22-të, Frattesi përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke dyfishuar shifrat. Italia nuk u mjaftua me kaq, pasi 5 minuta më vonë, Kayode kompletoi debutimin e tij perfekt, këtë herë duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e “azzurre” dhe të tretin për Italinë.

Turqia reagoi për herë të parë vetëm në minutën e 47-të ku Yilmaz i pa shqetësuar në zonë, pas daljes së Donnarumma-s, ngushtoi shifrat në 1-3. Goli vetëm sa shkundi sërish Italinë, me Pio Espositon që me një planzhon të bukur me kokë kompletoi pokerin e golave. Festa ishte e madhe në radhët e Italisë, ndërsa atmosfera ishte shumë ndryshe te Turqia ku tifozët e pranishëm në stadium vërshëllyen ekipin dhe trajnerin Montella. Falë këtij 3-pikëshi, Italia rikthehet në garë, ndërsa Turqia zhytet gjithnjë e më shumë në krizë me 0 pikë në 2 ndeshje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi i ekipit përfaqësues sjell festë edhe në mediat italiane: “Lulet e Italisë. Rikthehen azzurrët, gola dhe lojë në Turqi”, shkruan La Gazzetta. “Po, kështu Po Mancini. Italia dominon. 4-1 ndaj Turqisë”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.



“ ✓”