Victoria Beckham stërvitet me taka të larta! Beckham: E dashur mos po e tepron
Stilistja e njohur Victoria Beckham ka bërë bujë në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shihet të bëjë ushtrime fizike me këpucë të larta duke mos i parë ato si një pengesë edhe kur bëhet fjalë për aktivitete të tilla.
Përpara shfaqjes së saj në Javën e Modës në Paris, stilistja vendosi të bënte një stërvitje në StairMaster, një makinë që simulon ngjitjen e shkallëve.
Në videon e regjistruar nga bashkëshorti i saj David Beckham, Victoria shihet të mbajë veshur takat e larta stiletto nga linja e saj e modës. Ndërkohë David pohoi me humor se zgjedhja e rrobave dhe këpucëve të saj nuk ishte tipike për një stërvitje.
Stilistja pritet të prezantojë koleksionin e saj të ri pranverë/verë 2027 të premten gjatë javës së modës në Paris.
