Thu, Oct 1, 2026

Pete Davidson flet për ish-të dashurat dhe ka dy fjalë për Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n

Pete Davidson flet për ish-të dashurat dhe ka dy fjalë për Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n
  • PublishedOctober 1, 2026


Pete Davidson ka folur hapur për dy nga lidhjet e tij më të komentuara, me Ariana Grande dhe Kim Kardashian, duke treguar se pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk mban mëri ndaj asnjërës.

Në një intervistë të re për Variety, aktori dhe komediani 32-vjeçar foli për mënyrën se si marrëdhëniet e tij romantike kanë përfunduar shpesh duke marrë më shumë vëmendje sesa karriera e tij. Davidson tha se e kupton interesin e publikut, por e sheh si të padrejtë faktin që jeta e tij sentimentale është kthyer në një pjesë kaq të madhe të imazhit të tij publik.

“Kam shumë dashuri” për Kim Kardashian

Sa i përket Kim Kardashian, me të cilën pati një lidhje në vitet 2021-2022, Davidson tha se të dyshja kanë një marrëdhënie të mirë sot.

“Jemi mirë dhe kam shumë dashuri për të”, tha ai.

Davidson foli gjithashtu për përvojën e tij në një familje kaq të ekspozuar publikisht. Ai tha se një nga gjërat që e tërhoqi te Kim dhe familja Kardashian ishte mënyra e drejtpërdrejtë me të cilën ata e përballonin jetën në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, ai pranoi se ritmi i asaj jete, kamerat, siguria dhe fakti që ndiqej vazhdimisht ishin të vështira për të. Në atë periudhë, ai po përballej edhe me probleme personale, gjë që e bënte gjithë vëmendjen edhe më të rëndë për të.

“Ariana është shumë cool”

Image

Davidson foli edhe për Ariana Grande, me të cilën pati një romancë të shkurtër dhe një fejesë në vitin 2018.

Edhe pse sot të dy nuk komunikojnë rregullisht, Davidson tha se marrëdhënia mes tyre është në rregull dhe se ai vazhdon ta respektojë këngëtaren.

“Ariana është shumë cool, jashtëzakonisht e talentuar dhe një vajzë fantastike”, tha ai.

Davidson u pyet gjithashtu për vëmendjen dhe komentet e shumta që Grande ka marrë kohët e fundit, veçanërisht lidhur me pamjen e saj fizike. Ai tha se nuk i pëlqen aspak mënyra se si publiku dhe mediat janë fokusuar tek ajo.

“Është shumë e fortë”, tha Davidson, duke shtuar se e ka parë nga afër se sa mirë ajo di t’i përballojë situata të tilla.

“Pse gjithmonë flitet për jetën time sentimentale?”

Një pjesë e rëndësishme e intervistës ishte edhe frustrimi i Davidson me mënyrën se si karriera e tij shpesh është lënë në hije nga lidhjet me personazhe të famshme.

Image

Ai pranoi se vetë ka bërë zgjedhje që e kanë vendosur në qendër të vëmendjes, por argumentoi se nuk është i vetmi person në Hollywood që ka pasur lidhje të bujshme.

“Kam dalë me shumë njerëz. Por kështu kanë bërë të gjithë”, tha ai, duke folur për obsesionin e publikut me historinë e tij romantike.

Davidson dhe Grande nisën lidhjen në vitin 2018 dhe u fejuan vetëm pak javë më vonë, përpara se të ndaheshin në tetor të po atij viti. Ndërsa lidhja e tij me Kardashian nisi në vitin 2021 dhe zgjati rreth nëntë muaj.

Sot, nga mënyra se si Davidson flet për të dyja, duket se kapitujt romantikë me Grande dhe Kardashian kanë mbetur pas, por respekti dhe vlerësimi për to vazhdojnë./Anabel